Bregu i Diellit mbetet pa ujë pas dëmtimit të gypit

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët e lagjes “ Bregu i Diellit “ në Prishtinë , konkretisht rruga ” Xheladin Hana ” se para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 600 mm”, njofton KRU Prishtina.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Deri në sanimin e defektit, uji është ndërprerë për zonën në fjalë.