Policia e Kosovës është deklaruar për rastin e vjedhjes me armë zjarri në filialin e Western Unionit në në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë .
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për lajmi.net është shprehur se është hapur hetim lidhur me rastin dhe policia ka bërë veprimet e nevojshme me qëllim të hedhjes dritë mbi këtë rast, shkruan lajmi.net.
“Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë”, tha Borovci.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë I armatosur”, ka thënë Borovci.