Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Ferizajn ku është takuar me kreun e komunës, Agim Aliu.
Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj është shprehur se ndërtimi i Spitalit në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim që të përfundojë sa më shpejtë, shkruan lajmi.net.
“Bashkë me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i tij.
Tashmë punimet për ndërtimin e spitalit po vazhdojnë.
Bashkë me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve.
Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për Spitalin në Ferizaj. Ne po bëjmë maksimumin në këtë drejtim, krahas rritjes së kapaciteteve testuese dhe furnizimet me barna.