Kosnett mesazh kosovarëve për COVID-19: Keni shumë gjëra të përbashkëta me amerikanët

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Philip Kosnett i është drejtuar me një mesash sensibilizues për COVID-19 qytetarëve të Kosovës.

Në këtë mesazh, i cili është pjesë e kampanjës së ministrisë së Shëndetësisë, Kosnett ka bërë thirrje që në këtë sezonë të dimrit të respektohen masat, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se populli i Kosovës dhe ai amerikan kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe njëra ndër to është se të dy këta popuj s’duan të frikësohen nga virusi.

Në vend të saj, ai thotë se duhet të përdoren mjetet, maska e higjiena.

“E di që jeni lodhur të gjithë duke dëgjuar për COVID-19, por është e rëndësishme. E duke pasur dimrin përpara, është me rëndësi se kurdoherë që të punojmë së bashku për ta ruajtur veten, familjen dhe shoqërinë. Populli i SHBA-ve dhe Kosovës kanë shumë gjëra të përbashkëta. Jemi të fortë, të qëndrueshëm, s’duam të jemi të frikësuar nga virusi”, tha ai.

Për video-mesazhin që Kosnett e ka shpërndarë për qytetarët, ka shprehur falënderime ministri Zemaj.

“Edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, z.Philip S.Kosnett, iu bashkua nismës së Ministrisë së Shëndetësisë për t’ju drejtuar qytetarëve të vendit tonë, me mesazhe sensibilizuese rreth COVID-19. E falënderoj Ambasadorin, z.Philip S.Kosnett, për kontributin e tij!”, ka shkruajtur ai.