Gjendet edhe në Prizren një mbetje mortore

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka njoftuar se edhe në lagjen Tusus të Prizrenit është gjetur një mbetje mortore.

Hoti ka shkruar në Facebook se trupi i gjetur fillimisht në Rahovec, ishte varrosur nga policët serbë gjatë ofensivës në fillim të majit 1999.

Bëhet e ditur se trupat do t’u dërgohen Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim dhe pastaj do iu dorëzohen familjarëve për rivarrim.

Ndërkohe, sot janë  gjetur mbetjet mortore të një personi në varrezat e komunës së Rahovecit, nga gërmimet që kanë filluar mëngjesin e sotëm nga ekipet e Mjekësisë Ligjore.

Me urdhëresë të Prokurorisë për Krime Lufte, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë filluar mëngjesin e sotëm gërmimet në Rahovec, për të gjetur mbetjet mortore të cilat ishin pranë varrezave civile, të varrosura nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.