Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson i është përgjigjur ashpër afateve të dhëna nga Prokuroria e Specializuar për nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Afat nga Prokuroria e Specializuar është propozuar shtatori i vitit të ardhshëm, mirëpo që kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të Emmerson, shkruan lajmi.net.
“Mendova që unë e vura në dukje dhe habitem që Prokuroria vazhdon të jap të njëjtën përgjigje. Prokurori thotë që nuk duam ta shtyjmë. Është një parashtrim shokues, sepse ka vetëm një arsye që të kufizojë aftësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur. Është e qartë se kjo përputhet me rregullat themelore të drejtësisë që kërkojnë një kohë të arsyeshme për t’u përgatitur për gjyq. Ka një moment që duhet prokuroria të thotë, dhe ky është rasti, pra që i keni përmbushur kërkesat tuaja.. Ideja që pas tre muajsh do të jetë gjyqi, kjo nënkupton kohën e sqarimit të çështjes nga prokuroria deri në nisjen gjykim”, tha ai.
Madje për këtë ai mori shembull edhe rastin e Limajt dhe Haradinajt në Tribunalin ndërkombëtar, për të cilët tha se të dy kanë pasur përgjegjësi për zona të kufizuara dhe jo për këtë rast për gjithë Kosovën.
“Do ta keni një artikull të rëndësishëm kërkimor nga gjykatat ndërkombëtare. Statistikat tregojnë se që nga paraqitja e parë deri në fillimin e gjykimit ishte 3.6 vite. Dhe absolutisht është e drejtë që duhet bëhen përpjekje për ta paraqitur këtë çështje. Kjo lidhet me atë se sa kohë duhet bërë për të bërë përgatitjet për një çështje të caktuar. Gjyqet ndaj Haradinajt dhe Limajt përfshinin anëtarët e NPK. Në këtë rast ishte zona e kufizuar, pra zona e Dukagjinit, dhe jo gjithë Kosovës. Në çështjen e Limajt po ashtu një zonë e kufizuar. Periudhat kohore shumë më të shkurtëra. Koha që konsideroj që është e nevojshme është 18 muaj. Kur bëhet fjalë për 100 vrasje duhet hetuar veç e veç, pastaj hetimet e pretenduara të paligjshme. Pra pretendimi që gjyqi mund të fillojë tre muaj pas pretendimeve të prokurorisë është qesharak dhe gjyq i padrejtë dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka thënë ai.
Madje ai tha se kjo çështje lidhjet direkt me të drejtën për një gjyq të drejtë.
“Është e drejta bazë minimale për të pasur një gjyq të drejtë, dhe ai është që e përmbanë Kushtetuta. Kjo nuk ka të bëj me ndonjë marrëveshje apo vlerësim, por është një e drejtë bazë minimale. Unë mund të them që Prokuroria s’mund ta ketë seriozisht këtë. Unë pres që ta presim lidhjen e Prokurorisë për ta paraqitur çështjen dhe kohën e nisjes së gjyqit. Në interes të drejtësisë duhet ta ndani detyrën e prokurorisë nga fillimi i gjyqit, dhe pastaj t’i lejoni mbrojtjes për hetimet”, tha ai.