Gjashtë hetues me përvojë do të kryejnë hetimet për mbrojtjen e Kadri Veselit

Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson, ka folur për përgatitjet e mbrojtjes për çështjen e akuzës në Hagë.

Ai tha se mbrojtja do të angazhojë gjashtë hetues për kryerjen e hetimeve në lidhje me pretendimet e prokurorisë së Specializuar, shkruan lajmi.net.

“Hetimet kërkojnë një këqyrje kritike sa i përket pikëpamjeve. Dua të jem i qartë që zoti Tiger ka të drejtë që s’mund ta krahasojmë me Tribunalet tjera. Kjo është pikërisht kështu sepse kjo kërkon një hetim shumë më të hollësishëm”, tha ai.

“Unë do të thosha që kemi identifikuar një ekspert me përvojë ndërkombëtare për hetimin e gamave për zotin Veseli. Kemi identikuar një hetues me përvojë në Kosovë,  që është pjesë e ekipit të mbrojtjes. Ne besojmë që do të hetojmë deri në gjashtë hetues. Ne propozojmë një ekspert ndërkombëtar që do të mbikëqyr një ekip juristësh. Nevojitet mundësia për të analizuar informacionet”, tha ai.

Emmerson po ashtu tha se mbrojtja  është e mendimit që gjyqi të fillojë në fund të vitit 2022 apo në fillim të vitit 2023.