Situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e rënduar anembanë vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 818 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.
Duhet përkujtuar se që nga fillimi i pandemisë institucionet e vendit kanë ndërmarrë masa nga më të ndryshme në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi, ku më pas u arrit edhe votimi i ligjit anti-COVID.