Blerim Maqastena vizitohet në burg nga vëllau, ky i fundit tregon për gjendjen e tij

Blerim Maqastena, anëtari i Kuvendit Komunal në Podujevë, i cili u arrestua në Serbi është vizituar në burg nga vëllau i tij.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar që është i gatshëm për përkujdesje ndaj familjes Maqastena për çfarëdo që ata kanë në nevojë.

Gjendja e tij është e mirë sipas Bulliqit dhe ai nuk është keqtrajtuar fizikisht.

Postimi i plotë i Bulliqit:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me familjarët e këshilltarit komunal Blerim Maqastena, të cilin policia serbe e arrestoi gjatë fundjavës në brezin kufitar, kurse gjykata serbe i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Me këtë rast shpreha keqardhjen dhe brengosjen për arrestimin e Blerimit dhe në të njëjtën kohë premtova angazhimin tim te institucionet tona që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi.

Në të njëjtën shpreha gatishmërinë për përkrahje familjes Maqastena për çfarëdo që kanë nevojë, e që unë në cilësinë e kryetarit të Komunës, mund të ndihmoj.

Blerimi është vizituar në burg nga vëllai i tij dhe më gëzon fakti që ai është me shëndet të mirë dhe nuk është keqtrajtuar fizikisht.

Uroj që Blerimi sa më parë t’i kthehet familjes së tij.