Malcolm Simmons, ish-president i gjykatësve të EULEX-it do të dëshmojë para Komisionit për Legjislacion dhe Imunitete.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këtij Komisioni, teksa propozimi ka kaluar me shtatë vota pro, shkruan lajmi.net.
Simmons do të dëshmojë aty në lidhje me pretendimet e tij për shkeljet e rënda që janë bërë përgjatë disa viteve nga misioni i EULEX-it.
Letra nga Simmons ishte dërguar në Kuvendin e Kosovës qysh në muajin gusht të këtij viti.
Pas raportimit të Simmons, do të vendoset nëse do të formohet Komision Hetimor Parlamentar për pretendimet e tij.