Një mashkull nga Libia ka tentuar të kryej një vjedhje në një kioskë në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, asgjë nuk ështe vjedhur por xhami i kioskës dhe njësori i rrymës është dëmtuar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 20.11.2020 – 03:15. Është arrestuar një mashkull nga Libia i cili është hasur duke tentuar të kryej vjedhje në një kioskë pronë e ankuesit mashkull kosovar. Sipas viktimës nuk i është vjedhur asgjë përveç dëmtimit të xhamit dhe njësorit të rrymës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.