Lionel Messi e ka lartësuar Argjentinën për paraqitjen e mrekullueshme kundër Perusë dhe beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë duke u bërë seç herë e më të fortë së bashku.
Argjentina e mposhti 2:0 Perunë të martën mbrëma, duke e vazhduar formën e mirë në kualifikimet e Kupës së Botës 2022 dhe duke vijuar të jetë skuadër e pamposhtur.
Nicolas Gonzalez dhe Lautaro Martinez i shënuan golat e triumfit për Argjentinën, duke ia siguruar tri pikë të tjera të vlefshme në rrugë për t’u kualifikuar në botërorin e ardhshëm.
Gonzalez, i cili shënoi në barazimin me Paraguain në fundjavë, e hapi serinë e golave në minutën e 17-të me golin e tij të dytë për Argjentinën në pesë paraqitje deri tani.
Vetëm 11 minuta më vonë, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë duke shënuar pasi e dribloi edhe portierin kundërshtar.
Messi ishte i kënaqur me paraqitjen e Argjentinës, e cila erdhi pesë ditë pas barazimi me Paraguain.
“Jam i lumtur me fitoren, na nevojitej pas ndeshjes së kaluar”, tha Messi.
“Luajtëm mrekullueshëm prej fillimit dhe pastaj erdhën golat. Ne krijuam shumë, shumë raste. Edhe në ndeshjen e kaluar luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë, duke e ngritur nivelin madje. Mendoj se kështu duhet të vazhdojmë. Pak nga pak po bëhemi më të fortë si grup”, shtoi ai.