Sekretari i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar gjatë kohës sa po zhvillohej seanca gjyqësore e Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Klinaku tha se kjo prokurori është puro politike dhe se sipas tij ka për qëllim që të fitoj rastin pa prova.
“Prokuroria puro politike në Hagë, e cila e ka qëllimin për ta fituar rastin pa prova, ose vetëm me pseudoprovat e saj, detyrohet që të tërhiqet pas reagimit të mbrojtësve të cilët thanë se do t’iu bëjnë ekspertizë të gjitha akuzave dhe të gjithë dëshmitarëve”, shkroi ai.
Ndryshe seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit është ndaluar tani, për të vazhduar më pas, pas gjysmë ore pauzë.