Avokati i Thaçit: Nisja e gjykimit në qershor është absurde

Në konferencën statusore që po mbahet në Hagë për rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së, fjalën e ka marrë njëri nga avokatët e ish-presidentit Thaçi, David Hooper, i cili tha se propozimi për nisjen e gjykimit në qershor është absurd, për shkak të situatës me koronavirus në të cilën ndodhet bota aktualisht.

Hooper tha se gjyqi duhet të nis një vit më pas, e jo në vitin që po vije.

“Prokuroria ka kryer hetime të gjata për mendimin tim mbi pesë vjet dhe ka pasur në dispozicion materiale që janë vënë edhe prej hetimeve tjera që janë kryer shumë vite mëparë. Prokuroria ka kryer hetime para situatës së koronavirusit, mendoj se 18 muaj do të na duhen përpara se të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Propozimi që gjykimi të nis në qershor është absurd, kjo është një çështje e komplikuar, ndoshta mund të fillojë një vit më pas”, tha Hooper.

Hooper pati kritika lidhur me aktakuzat e ngritura, pasi theksoi se ka fjali ku thuhet në një ditë pa u specifikuar dita ose data kur ka ndodhur.

“Një fjali kur thotë një ditë dhe nuk jepet data, kjo nuk është një format adekuat, materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtje…”, tha ai ndër të tjera.