Kosova e Shqipëria të bashkërendojnë prioritetet e sigurisë

Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj- Stublla, është takuar sot me Fatmir Mediu, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Siguri në Evropën Juglindore dhe kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, me të cilin ka biseduar mbi çështjet e aktualitetit politik shqiptar e rajonal, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënies vëllazërore midis Shqipërisë e Kosovës.

“Mbi këtë marrëdhënie duhet të promovojmë prioritetet e sigurisë për vendet tona e në kontekstin rajonal, dhe nevojën për Kosovën që të anëtarësohet sa më shpejtë në NATO”, u shpreh Haradinaj-Stublla.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Mediu ndaj Kosovës dhe çështjeve të interesit të përbashkët kombëtar.