Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Gjermani, ku sot ka takuar drejtoreshën në Ministrinë e Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s, Susanne Schutz dhe Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim është diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve tona, si dhe sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë.
Haradinaj ka kërkuar nga Gjermania që përfundimisht të shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyjë përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, shkruan Haradinaj në një postim në Facebook.