Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim me U.D. së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas kësaj, Zemaj tha se me Osmanin diskutuan për gjendjen e pandemisë, sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit COVID-19.
“Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit.Ndërkaq U.d. Presidentja znj. Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19”, tha Zemaj.
Tutje ai theksoi se vendimet e institucioneve të vendit do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin!.