Dieta 5 ditore e kosit për të ulur barkun

Nëse i përmbaheni në mënyrë strikte kësaj diete, ju do të dalloni ndryshimin menjëherë.

Dieta e kosit është një dietë e shpejtë e cila në më pak se një javë pastron dhe ul fryrjen duke zbritur kilogramët në peshore dhe duke sjellë një numër të madh përfitimesh për organizmin dhe lëkurën, shkruan “Living”.

Rregullat bazë të dietës me kos

Para se të hyjmë tek menyja 5-ditore, ekzistojnë disa rregulla bazë që nuk duhen anashkaluar kurrë.

Paradite pini gjithmonë një filxhan çaj jeshil pa sheqer, me efekt pastrues.

Pasdite hani një frutë të stinës kurse në mbrëmje para se të flini, pini një çaj dhe hani tre kumbulla të thata.

Si në çdo dietë është e rëndësishme të respektoni rregullin e 8 gotave ujë në ditë, të evitoni pijet alkoolike, të gazuara dhe me sheqer. Zgjidhni kos pa yndyrë.

Menyja e ditës së parë

Për drekën e ditës së parë vendosni në tryezë 300 gram kos pa yndyrë natyral, 200 gr sallatë jeshile, kastravec dhe rrepa, transmeton lajmi.net.

Për darkë një supë me perime, 300 gram kos natyral dhe dy arra.

Për mëngjes pini vetëm çaj jeshil çdo ditë.

Menyja e ditës së dytë

Për drekë hani 50 gr oriz integral, një konservë peshku ton natyral dhe 200 gr domatina sallatë, pra jo kos.

Për darkë konsumoni 300 gr kos pa yndyrë dhe dy fruta të stinës.

Menuja e ditës së tretë

Për ditën e tretë zgjidhni si drekë 200 gram merluc të gatuar në avull me një sallatë karotash, transmeton lajmi.net.

Për darkë hani 300 gram kos dhe një sallatë me fruta të stinës.

Menuja e ditës së katërt

Për drekë hani 150 gram salmon në skarë me majdanoz dhe lëng limoni të shoqëruar me pak lulelakër në avull.

Për darkë: 300 gram kos natyal me një lugë cornflakes dhe 150 gram fruta pylli mikse.

Menuja e ditës së pestë

Për drekë ju presin 50 gram oriz integral me asparagë në avull dhe një sallatë me gjethe jeshile.

Për darkë, 150 gramë kos dhe një sallatë me kivi dhe agrume.