Krasniqi: Ndërmarrje e përbashkët kriminale është Beogradi

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur sot në sallën e gjyqit në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Ndërmarrje e përbashkët kriminale janë jo vetëm serbët në Serbi, por ishte dhe është koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit”, tha ai.