Avokati i Thaçit – Speciales: Ku i keni akuzat për trafikim organesh

Avokati mbrojtës i Thaçit, David Hooper ka kërkuar nga prokuroria në Hagë që të tregojë se ku janë akuzat për trafikim organesh dhe ‘Shtëpinë e Verdhë”

“Ju jeni marrë me aktakuzën ka nja 6 muaj që po merreni me të dhe kjo është hera e parë që dëgjoni nga mrbojtja për këto cështje. Zoti Thaci u vetdeklarua jofajtor për të gjitha pikat në këtë aktakuzë. Dua ta bëj të qartë se ai e kundërshton të gjithë narrativën e kësaj aktakuze. Ne jemi në dijeni se që në qershor prokurori ka deklaruar se ka ngritur këtë aktakuzë megjithëse ishte e pazakontë pak por tani e kemi aktakuzën megjithëse është tejet i redaktuar dhe nuk është aq informues dhe tregues për ne si mbrojtje sa do të ishte nëse nuk do ishte hequr cenzura. Megjithatë, ku janë aktakuzat për vjedhjet e organeve dhe atë shtëpinë e verdhë sepse faktikisht kjo ishte akuza apo pretendimi i Gjykatës”, ka thënë ai.