Ministri Zemaj i ashpër me gastronomët: Nuk e respektuan as së afërmi disiplinën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është treguar i ashpër me sektorin e gastronomisë në Kosovë, duke i akuzuar disa prej tyre për mosrespektim të paktit të arritur mes tyre për respektim të masave antikoronavirus në lokale të ndryshme.

”Gastronomia duhet ta ketë mirëkuptimin”.

”Kam pasur takime të vazhdueshme, ai pakti që ne arritëm që të rritet disiplina në gastronomi – fatkeqësisht as për së afërmi nuk mundën që ta mbajnë”.

”Grumbullimet e tepërta në lokalet e gastronomisë, në disa prej tyre, më vjen keq për ata që kanë respektuar masat – por keqpërdorimi ndodhi sidomos në organizim të dasmave, ahengjeve dhe gjanave të tjera”.

”Duhet të respektohen masat, ta reduktojmë virusin në minimum, dhe t’i zhvillojmë aktivitetet duke ruajtur distancën e higjienën sipas rekomandimeve”.

”Kjo është situata që e kemi tani”.

Zemaj për Klan Kosovën gjithashtu ka rikujtuar që qytetarët mund të zhvillojnë jetën normale, por që grumbullimi i më shumë se pesë personave është i ndaluar.

”Nuk mund të grumbullohen më shumë se pesë veta. Njerëzit mund të dalin, të shërbehen, të zhvillojnë jetën normale, por nuk lejohet grumbullimi”.

”Pra, mund të kenë shëtitje të lira, shetitje sporadike, por bëjë thirrje që të reduktohen ato sepse infeksioni është në rritje e sipër”.