Zyrtarë të EULEX-it janë parë tek selia e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas informacioneve të para, EULEX-i nuk po kryen bastisje në selinë e partisë, por në banesën e ish-liderit të partisë, Kadri Veseli, e cila gjendet aty afër, shkruan lajmi.net.
Bastisje tanimë kanë nisur dhe në shtëpinë e ish-presidentit Thaçi.
Ndërkaq nuk dihet nëse bastisje do të kryhen edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit.
Të tre këtyre figurave të lartëpërmendura, u janë konfirmuar aktakuzat nga Specialja.