Hashim Thaçi i është dorëzuar autoriteteve të Speciales.
Ai para pak minutash ka arritur në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë, shkruan lajmi.net.
Atij i është konfirmuar aktakuza nga Specialja, teksa edhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit.
Aktakuza i është konfirmuar edhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.