Daut ​Haradinaj për Thaçin e Veselin: Do të ktheheni më të fortë

Gjatë së enjtes, Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Reagime të shumta erdhën ndaj këtyre aktakuzave.

E së fundmi ka reaguar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i cili ka shpërndarë fotografi të Thaçi e Veselit me mbishkrimin se do të kthehen më të fortë.

“Do të ktheheni edhe më të fortë”, ka shkruar Haradinaj.