Çitaku: Kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet UÇK-ja do të mbetet lëvizja më e suksesshme

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi e figurave tjera të UÇK-së.

Përmes një postimi në Twitter, Çitaku ka shkruar se kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet UÇK-ja do të mbetet lëvizja më e suksesshme.

“Përsëri, kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet, do të mbetet lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë moderne. #UÇK#Kosovo”, ka shkruar Çitaku.