10,812 shqiptarë të vrarë/ Vetëm tre kriminelë serbë për krime lufte janë në burg nga Drejtësia Ndërkombëtare

Vetëm 3 serbë janë aktualisht në burg nga drejtësia ndërkombëtare për mbi 10,000 shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Gjatë Luftës në Kosovë, u vranë 13,535 persona. Ky numër përfshin 10,812 shqiptarë, 2,197 serbë dhe 526 anëtarë të bashkësive të tjera etine.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi (ICTY/Gjykata e Hagës) paditi gjithsej 8 serbë për krime kundët njerzimit dhe krime lufte në Kosovë: Slobodan Milloshoviq, Milan Milutinoviq, Nikolla Sainoviq, Dragoljub Ojdaniq, Nebojsha Pavkoviq, Vladimir Lazareviq, Sreten Lukiq dhe Vlastimir Gjorgjeviq. Slobodan Millosheviq vdiq ndërsa ishte në Hagë, ish-Presidenti i Serbisë Milutinoviq u shpall i pafajshëm, por Gjykata e Hagës i shpalli fajtor 6 individët e tjerë dhe i dënoi ata me 127 vjet burg, e cila u reduktua në 107 vjet përmes procesit të apelimit. Sot, afërsisht dhjetë vjet më vonë që nga lëshimi i vendimeve të para nga Gjykata e Hagës në 2009, nga 6 të dënuarit për krimet e luftës të kryera në Kosovë, vetëm 3 kriminelë lufte janë në burg për vrasjen e 10,812 shqiptarëve.