Përfundon spektakli 10-orësh i Speciales, forcat e EULEX-it largohen nga shtëpia e Jakup Krasniqit

Pas 10 orë bastisje, Jakup Krasniqi është arrestuar nga forcat e EULEX-it dhe hetuesit e Speciales.

Krasniqi është shoqëruar nga hetuesit e Speciales për në veturat që po qëndronin tek shtëpia e tij, teksa pritet që ai menjëherë të niset për në Hagë, shkruan lajmi.net.

Bastisja ka nisur që nga ora 06:00 e mëngjesit.

Lajmi.net ka qëndruar gjatë gjithë ditës në vendin e ngjarjes nga ku ka ndjekur nga afër zhvillimet në kohë reale.

Arrestimi i ish-zëdhënësit të UÇK-së vjen pas konfirmimit të aktakuzës kundër Krasniqit.

Ndërkohë, pritet që pas disa orësh edhe Specialja të jap detaje në lidhje me këto operacione të zhvilluara gjatë ditës së sotme.