Infektologu kosovar: Është koha të mobilizohemi të gjithë për përballje me COVID-19

546 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot nga IKSHPK në kuadër të vendit.

Pas kësaj ka reaguar infektologu, Izet Sadiku, i cili tha se është koha që të mobilizohemi të gjithë për përballje me këtë virus.

“Përballja me COVID19. Rritja e numrit të rasteve me COVID19 po e bënë situatën alarmante edhe në Kosovë, prandaj është koha që të mobilizohemi të gjithë për përballje me COVID19 !”, tha ai.

Numri total i rasteve të prekur me koronavirus ka arritur në 21 mijë e 545.