Haradinaj reagon ashpër për aksionin e Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Për zhvillimet e fundit të Speciales dhe bastisjen e kryer në shtëpinë e ish- zëdhënësit të UÇK-së,  Jakup Krasniqi, ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se këto zhvillime janë shqetësuese, pasi që nuk janë në përputhje sipas tij me standardet e shteteve demokratike, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, defilime të tilla nga EULEX-i, janë traumatike nga familjarët dhe ushtrim i një force që nuk është proporcionale me dinjitetin njerëzor.

Postimi i plotë:

Zhvillimet e fundit me bastisjet nga policia e EULEX-it janë shqetësuese, pasi që nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike. Defilimet e tilla nga EULEX, veçanërisht në prani të familjarëve janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor.
Operacionet e tilla, nëse kërkohen nga organet e drejtësisë, mund të kryhen nga Policia e Kosovës.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe besojmë në pafajësinë e z. Jakup Krasniqi.