Hoxhaj pas sulmit në Vjenë: Me popullin e Austrisë sot dhe përgjithmonë

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm që ka kapluar qendrën e Vjenës së Austrisë.

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, tani deputet dhe anëtar i kryesisë së PDK-së, ka shkruar në Twitter se dënon fuqishëm sulmin terrorist në Vjenë.

“Dënoj fuqishëm sulmin qyqar terrorist të mbrëmshëm në Vjenë. Qëndroj me popullin e Austrisë sot dhe përgjithmonë.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Gjatë sulmeve të mbrëmshme në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, Hoxhaj gjithashtu tregoi se po përcjellë situatën me vëmendje dhe tha se popullit austriak i dëshiron më të mirën.

“Lajme të tmerrshme nga Vjena. Lutem për shokët e mi përderisa e ndjek situatën me vëmendje dhe shpresoj për më të mirën për popullin Austriak”, ka shkruar mbrëmë Hoxhaj në Twitter.