Ahmeti paralajmëron katërfishim të drurëve në hapësirën e parkingut nëntokësor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për shkak të punimeve në parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, drurët kanë arritur t’i zhvendosin me sukses. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë apo të mos parkohen pranë tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se do të katërfishojnë numrin e drurëve në hapësirën e parkingut.

Postimi i plotë:

Tanimë kanë filluar punimet në parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Jam i lumtur që kemi arrit me i zhvendos drunjët në afërsi te biblioteka dhe meqenëse janë të zhvendosur kishim lutur qytetarët që mos ti prekin apo të parkohen afër tyre. Në ndërkohë do të rrisim numrin e drunjve te hapësira e parkingut dhe kështu gati se do të katërfishojmë numrin e drunjve në këtë hapësirë.

Po shfrytëzoj rastin të falenderoj edhe arkitektë nga Kosova e jashtë të cilët para shumë viteve kanë dhënë idejen dhe zgjidhjen për këtë parking. Në fushatat e kaluara ka qenë Visar Geci i cili gati se me çdo kandidat ka diskutuar dhe ju ka dhënë materialin e përgatitur.

Në bazë të këtij dokumenti, dhe në bazë të PZHU të vitit 2013 sot kemi punën në këtë projekt të madh me mbi 700 vendparkime nëntokësore duke rritur hapësiren e gjelbert, numrin e drunjve dhe duke zgjidhur problemin e numrit të makinave mbi tokë e në trotoare.

Kështu që falenderojmë Wilfried Hackebroich, Kai Vockler, Gëzim Kastrati, Florina Jerliu, Vlora Navakazi dhe Visar Gecin për inicimin dhe punën në zgjidhjen e parkingut nëntokësor.