Rrahu fëmijët e saj të mitur, arrestohet një grua në Prizren

Policia ka arrestuar një grua në Prizren, nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj të mitur.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. “William Walker”, Prizren 28.10.2020 – 14:40. Është arrestuar një e dyshuar femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj (të mitur). Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.