Një debat i ashpër është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për shuarjen e Task-Forcës.
Kryeministri Hoti është përballur me deputetit e PDK-së, Abelard Tahiri, pasi i tha se “ju ia keni këputur krahun Prokurorisë Speciale”.
E menjëhershme ishte përgjigja e Hotit, i cili i tha se ju keni mekanizmat parlamentar shkoni mbikëqyrni punën e policisë.
“Në pikën parë të këtij vendimi thuhet qartë qeveria i kërkon prokurorisë me ndertu një departament të caktuat. Me vendi të qeverisë përcakton edhe numri ne prokurorëve, a din çka ka munguar në këtë vendim, vetëm emri i prokurorëve. Ju keni mekanizmat parlamentar shkoni mbikëqyrni punën e policisë”, tha Hoti.











