Studentët që vijnë nga Bujanoci do të ndjekin praktikën në Ministrinë e Drejtësisë, nga muaji nëntor

Nga muaji nëntor disa student të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që vijnë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë.

Kjo u bë e ditur nga vetë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Selimi tha se kjo është vetëm njëra nga përmbushjet e zotimeve për mbështetjen e bashkëkombësve që jetojnë në Serbi, transmeton lajmi.net.

“E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë”, tha ai.