Katër të vdekur dhe 112 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Katër persona kanë vdekur dhe 112 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi.

Siç njoftoj autoritetet shëndetësore, rezultatet kanë dalë nga 422 mostra të marra në Institutin e Shëndetit Publik.

Numri më i madh i rasteve është shënuar në komunën e Podgoricës me 60 raste.