Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në mëngjesin e sotëm ka pritur në takim sekretarin e Bashkësisë Islame, Ahmeti Sadriun dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji.
Në këtë takim Zemaj thotë të kenë biseduar për menaxhimin dhe zbatimin e masave antiCOVID-19 në institucionet fetare.
“Sot e nisa ditën duke i mirëpritur në zyrën time, sekretarin e Bashkësisë Islame, z. Ahmet ef. Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, me të cilët biseduam për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 në institucionet fetare”, shkruan Zemaj në ‘Facebook’.
Mes tjerash thuhet se është vlerësuar e rëndësishme bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat antiCOVID.
“Shpreha falënderimin tim për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë, në përkrahje të institucioneve tona për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19. Së bashku, vlerësuam si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat anti Covid. Apelojmë te të gjithë qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi Covid-19”, ka shkruar Zemaj.