Drejtori ekzekutiv i AUV-it, Naser Krasniqi, gjatë një konferencë për media ka folur lidhur me vjedhjen që ka ndodhur në këtë institucion.
Një kasaforte 300 kilogramëshe është vjedhur në zyrat e AUV-it, por ende nuk dihet se çfarë kishte brenda kësaj kasaforte.
Krasniqi para gazetarëve nuk ka dashur të japë detaje se çfarë kishte brenda kasafortës. Duke thënë se kjo çështje i takon Policisë së Kosovës, derisa ka treguar se ka qenë hyrje e paautorizuar.
“Nuk mundem për shkak se policia ka marrë të gjitha procedurat. Nuk e dim sakt nga ka hyrë, thuhet se ka hyrë nga ana e prapme, nuk mund të themi më tepër. Nuk mundem me dhënë ndonjë informatë sepse është detyre e policisë”, ka thënë ai.
“Nuk e di çfarë dokumente a çka ka pas kjo është çështje e policisë. Më siguri do të merrni informatën shumë shpejt nga hetimet e policisë. Nuk mundem për shkak se policia është duke u marrë me hetimet. Ka qenë hyrje e paautorizuar”, ka thënë Krasniqi.