Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-AKR, Endrit Shala në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe do të bëhet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Shala tha se deshëm apo nuk deshëm asociacioni sipas marrëveshjes së vitit 2013, asaj të vitit 2015 dhe aktgjykimit të Kushtetueses është obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe institucioneve të saj.
“Deshëm apo nuk deshëm asociacioni sipas marrëveshjes së vitit 2013, asaj të vitit 2015 dhe aktgjykimit të Kushtetueses është obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe institucioneve të saj. Por besoj se për të gjithë këto është e qartë se asociacioni vetëm sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Madje, sipas aktgjykimit të saj vetëm si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”, tha ai.