Dy pacientë të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kanë ndërruar jetë pasi ishin të infektuar me COVID-19.
Bëhet fjalë për një grua 81-vjeçare nga Gjilani dhe një burrë nga Stublla e Vitisë, 80-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.
“Fatkeqësisht, dy pacientë e kanë humbur betejën me virusin COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm. Pacientja që ka ndërruar jetë pasditën e djeshme F.R. 81-vjecare, ka qenë në mjekim intenziv, ndërsa pacienti që ka ndërruar jetë sot, A.D., 80-vjecar nga Stublla e Vitisë, ka qenë duke u trajtuar në infektivë. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.
Me dy vdekjet e reja, numri total i vdekjeve në nivel vendi deri tani shkon në 655 persona.
Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prizrenit, ku foli para anëtarëve të këtij regjioni, duke theksuar rëndësinë e...
Prokurorja speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari ka thënë se deri më tani kanë ngritur 33 aktakuza ndaj 89 persona...
Presidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së dhe Taulant Hodajn, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion,...