Dy pacientë të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kanë ndërruar jetë pasi ishin të infektuar me COVID-19.
Bëhet fjalë për një grua 81-vjeçare nga Gjilani dhe një burrë nga Stublla e Vitisë, 80-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.
“Fatkeqësisht, dy pacientë e kanë humbur betejën me virusin COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm. Pacientja që ka ndërruar jetë pasditën e djeshme F.R. 81-vjecare, ka qenë në mjekim intenziv, ndërsa pacienti që ka ndërruar jetë sot, A.D., 80-vjecar nga Stublla e Vitisë, ka qenë duke u trajtuar në infektivë. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.
Me dy vdekjet e reja, numri total i vdekjeve në nivel vendi deri tani shkon në 655 persona.
Ish-ushtruesi i detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka paralajmëruar padi në CAS pas vendimit të UEFA-s...