Ciro Immobile ka folur për herë të parë në lidhje me Vedat Muriqin i cili do jetë partneri i tij i ri i sulmit.
Immobile mendon se Muriqi ngjason pak me Caicedon mirëpo jo aq shumë, teksa nuk është i njejtë as me të dhe Correan.
“Ai është shumë i ndryshëm nga unë dhe Correa, ndoshta i ngjanë pak Caicedos por jo dhe aq shumë. Dje, stërvitëm për herë të parë bashkë dhe e pashë që ai më njihte tashmë, ai i dinte lëvizjet që unë bëja”- u shpreh sulmuesi italian për faqen zyrtare të Lazios.
Muriqi debutoi nga stoli në humbjen 3-0 të Lazios ndaj Sampdorias.