Kryediplomatja viziton familjen Krasniqi në Ferizaj, që humbën tre familjarë nga një aksident i rëndë trafiku në Gjermani.
Minsitrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se ka shkuar për ngushëllime tek familja Krasniqi nga komuna e Ferizajt, të cilët humbën tre familjarë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi ditë më parë në Gjermani.
Haradinaj-Stublla pas vizitës në Rahovicë të Ferizajt tha se kjo ishte javë e trishtë për mërgatën tonë, transmeton Lajmi.net.
Ajo poashtu shprehi gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojë afër familjes në përballjen e kësaj tragjedie të rëndë.
Postimi i plotë:
Javë e trishtë për mërgatën tonë!
Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAKsë në Ferizaj, Zv.Ministrin e Infrastrukturës z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gadishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë.