Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar vdekjes së 3 mërgimtarëve që vdiqën si pasojë e një aksidenti në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ku po ktheheshin nga pushimet në vendlindje për në Zvicër.
Aliu i ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë e Ferizajt.
“Mbrëmë morëm lajmin e kobshëm për vdekjen tragjike të bashkëatdhetarëve tanë të familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt. Ata po bënin rrugën e kthimit nga vendlindja ku tragjedia i mori jetën në moshë të re, prindit e familjarëve të kësaj familje. Në emër të qytetarëve të Ferizajt, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve e të njohurve të të ndjerëve” përfundon telegrami i ngushëllimit.