Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) u takuan me Avokatin e Popullit Naser Qelaj.
Në këtë takim thuhet të jetë diskutuar për mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Po ashtu, në komunikatën për media të KMDNLNj, bëjnë të ditur se në takim është biseduar edhe për angazhimet e Institucionit të Avokatit të Popullit me të cilin kemi mision të njëjtë.
“U bisedua edhe për bashkëpunimin afatgjatë që kemi pasur midis dy institucioneve sikur edhe me Avokatin e Popullit që e mori mandatin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës së fundmi. KMDLNj dhe IAP u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm edhe në të ardhmen. Avokati i Popullit, z. Qelaj vlerësoi lartë punën KMDLNj-së, por edhe KMDLNj vlerësoi punën e mirë të bërë deri më tani të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe u dakorduan do të vazhdojnë të japin kontributin në vazhdimin e përmirësimit të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj sikur edhe të mëparshmit, z. Sami Kurteshi dhe Hilmi Jashari kanë qenë anëtarë të KMDLNj – për një periudhë të gjatë”, shkruhet në komunikatën për media.