Sot rreth 8300 nxënës i nënshtrohen afatit të dytë për provimin e Maturës Shtetërore 2020.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën të ketë respektim të rregullave dhe masave në kohë pandemie, gjatë mbajtjes së testit, njofton Klan Kosova.
“Shenjëzimet dhe udhëzimet paralajmëruese për maturantët, maska dhe distanca duhet të respektohen me përpikëri”.
“Falënderoj drejtorët, mësimdhënësit, stafin teknik të shkollave për mobilizim dhe angazhim sipas rekomandimeve për respektimin e masave parandaluese të virusit”.
“Të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë”.