Kombëtarja e Portugalisë të dielën do të luajë kundër Francës në shtëpi, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.
Pas dy raundeve, portugezët kanë dhënë performancën maksimale, ashtu si francezët, dhe këto dy kombëtare priten të ofrojnë ndeshje të shkëlqyeshme.
Në qendër të vëmendjes është Cristiano Ronaldo, që ka arritur numrin prej 100 golave me ekipin kombëtar.
Shkaku i këtij rekordi, ai do të luajë kundër francezëve me këpucë speciale.