Ashley Young thotë se do të “ecte nga Italia” në Watford, nëse do t’i ofrohej mundësia të rikthehej në klubin në të cilin filloi karrierën e tij.
Anësori i Interit erdhi përmes sistemit të të rinjve të Watford për të bërë debutimin e tij profesional në vitin 2003, duke u paraqitr në 107 ndeshje, para transferimit te Aston Villa.
Young iu bashkua Interit në janar të vitit të kaluar, por ka bindur Antonio Conten për ta mbajtur në skuadër.
“Nëse do të mund të kthehesha dhe të luaja përsëri (në Watford), do të ecja nga Italia tani sepse është ajo që di, është nga vijë dhe ajo që më lejoi të jem ai që jam dhe të shkoj atje ku jam”, deklaroi Young, përcjell lajmi.net.
“Kjo më dha një fillim të përulur”.
Vitet më të mira të Young kanë qenë te Manchester Unitd, ku ka fituar shumë tituj.