Një 27-vjeçar me inicialet E.B, është nisur sot herët në mëngjes drejt Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Në veturën e tij, Policia ka gjetur edhe një granatë dore.
Por, cila ishte arsyeja pse i riu shkoi në AKI? Sipas raportimeve të mediave, E.B fillimisht i është afruar ndërtesës së AKI-së dhe është fjalosur me rojet e AKI-së, me akuzat: “Përse po ju vendosni njerëzve çipa”, transmeton E.O.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.