Kapaciteti i testimit është rritur për tri herë në IKSHPK.
Kjo për shkak se aty janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se këto dy aparatura janë donacion nga OBSH.
Postimi i plotë:
Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot, janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, për Covid 19. Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani.
Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve.
Këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Jemi të bekuar me miqësinë e donatorëve. Donacion tepër i çmueshëm në kohë pandemie.