Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi sot po qëndron në Kosovë. Ai mbajti fjalim në Kuvend para deputetëve të Kosovës, i cili edhe njëherë konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka thënë se Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, prapë e konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.
“E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende s’po mund t’i bindin disa vende që t’ju lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Sot në Kosovë po qëndron Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili prapë e konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.
E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende s’po mund t’i bindin disa vende që të ju lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë.
Atëherë i nderuar, cila është fuqia e BE-së kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim.
BE-ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse dëshiron kthimin e besimit të popullit të Kosovës ndaj tyre, duhet t’i liberalizojë vizat!.